Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.6 Nuk mund të shkoj në Meshë – A mund ta marr gjithsesi hirin sakramental të Zotit?
next
Tjetra:5.8 Si mund ta bëj Kungimin shpirtëror?

5.7 Cili është ndryshimi mes Kungimit të mirëfilltë dhe Kungimit shpirtëror?

Të jetosh sakramentet

Ka arsye të ndryshme, që nuk varen nga ti, të cilat që nuk të lejojnë të marrësh pjesë në meshë e as të kungohesh. Sëmundja, distancat e mëdha, mbyllja e kishave, mungesa e priftërinjve, vendimet e ipeshkvit… Pavarësisht tyre, ti mund të bësh Kungimin shpirtëror gjithmonë dhe gjithkund: shpreh besimin në praninë e Jezusit në Sakramentin e Eukaristisë dhe dëshirën për ta marrë atë në zemrën tënde. Kini parasysh, se edhe kur shkoni të dielën në meshë ju nuk jeni të detyruar të merrni Kungimin e mirëfilltë.

Për sa kohë që nuk mund të kungohesh, Kungimi shpirtëror i sinqertë të jep hiret që kërkon. Është një pjesëmarrje e vërtetë në trupin dhe gjakun e Jezusit (e papërsosur derisa të marrësh Kungimin e mirëfilltë sërish). Ashtu si lusim pas shugurimit: “Kumtojmë vdekjen tënde, O Zot, shpallim ngjalljen tënde dhe presim ardhjen tënde me lumturi” – vetëm kur Jezusi të vijë sërish do të hyjmë në jetën e përsosur me të përgjithmonë. Deri atëherë përpiqemi të jetojmë jetën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për sa kohë nuk arrin ta marrësh Kungimin, Kungimi shpirtëror të jep hiret që kërkon.