Papa Françesku bekon në Twitter me ZOTIN

Papa Françesku e quajti iniciativën në Twitter me ZOTIN shumë të rëndësishme: ndërsa vendoste dorën në një nga librat për ta bekuar projektin, ai u lut për pak çaste për të gjithë ata njerëz që do t'I lexojnë këto libra në kërkim të së vërtetës në jetën e tyre.

Fjalët e tij u drejtohen edhe ju: "Sot, Jezusi po e thërret secilin prej jush, që ta ndiqni në Kishën e tij dhe të jeni misionarë. Zoti po të thërret sot! Jo në grup, por ty, ty dhe ty, secilin prej jush. Dëgjojeni se çfarë Ai ju thotë në zemrën tuaj." (Homelia, 27 korrik 2013)