Aplikacioni

Pyetjet, jeta shpirtërore dhe teknologjia shkrihen në një aplikacion të vetëm katolik


Jeni kureshtarë se çfarë besojnë katolikët? Nuk jeni vetëm. Ka plot njerëz me pyetje rreth besimit. Aplikacioni "Në Twitter me ZOTIN" paraqet qindra pyetje, fakte zbavitëse, lutje dhe citate që të nxisin mendime. Vetëm ose në grup, iniciativa multimediale Në Twitter me ZOTIN ju ndihmon në marrëdhënien tuaj personale me Zotin, edhe kur nuk keni internet!

Shkarkoni tani aplikacionin falas!

  • Gjeni një përgjigje të shkurtër për mbi 370 pyetje ngacmuese.
  • Kërkoni për fjalë dhe tema specifike.
  • Skanoni librin Në Twitter me ZOTIN për të gjetur informacion shtesë në internet.
  • Ndiqni meshën, lusni Rruzaren dhe gjeni shumë lutje të tjera në 19 gjuhë.
  • Lutuni me Rrjetin Botëror të Lutjeve të Papës.
  • E gjithë përmbajtja disponohet pa internet.

Download on the app store  Download it on play store

app

Merrni përgjigje për qindra pyetje

Shikoni qindra pyetje dhe përgjigje për Zotin, besimin, shenjtorët, jetën dhe shoqërinë, dhe shumë më tepër… Është e përkryer për ata që duan të mësojnë dhe të rriten në besim, qoftë vetëm ose në grup.


Lutjet Katolike në shumë gjuhë

Lusni rruzaren ose shumë lutje të tjera në shumë gjuhë. Po ashtu, ju mund të gjeni Urdhrin e Meshës, tekste ditore të Biblës dhe Liturgjinë Hyjnore. Ky është një aplikacion thelbësor për t'ju ndihmuar në lutjen tuaj të përditshme.


Kudo, edhe pa internet

Pas përdorimit të pare të aplikacionit, do të keni mundësinë të përdorni të gjitha pyetjet dhe lutjet edhe pa internet. Përmbajtja do të jetë e disponueshme në telefonin tuaj, kudo, në çdo kohë!


Skanoni librat

Aplikacioni ka një opsion SCAN që ndërvepron me librat Në Twitter me ZOTIN, Si të rritemi në besim dhe Fqinji juaj është ZOTI. Thjesht skanoni foton e secilës pyetje për të eksploruar informacione shtesë, materiale në internet dhe video.

Download on the app store  Download it on play store

 

Aplikacioni "Në Twitter me ZOTIN" është i disponueshëm si në Google Play ashtu edhe në App Store, për smartfonë dhe tabletë, në 14 gjuhë: kroatisht, çekisht, holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, lituanisht, portugalisht, polonisht, rumanisht, sllovenisht, spanjisht, dhe ukrainas. Shkarkoni tani aplikacionin falas!