Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.41 Çka ishte Koncili i Trentit?
next
Tjetra:2.43 Cilat qenë pasojat e Revolucionit francez?

2.42 Cili qe roli i Kishës gjatë kohë së Iluminizmit?

Përgjigja e Kishës

Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, zhvillimet shkencore vunë në pikëpyetje besimin.Për mendimtarët e Iluminizmit, vetëm pohimet që vërtetoheshinracionalisht konsideroheshin të vërteta.Kisha dhe Papa u sulmuan rëndë.

 

Racionalizmi vuri në qendër mendimin njerëzor.Përfundimi (i gabuar) qe që zbulesat e Zotit dhe Krishterimi duhet të refuzoheshin.Gjithsesi, feja dhe shkenca mund përputhen në mënyrë perfekte! Kjo periudhë pati edhe ndonjë ndikim të mirë.Në disa vende protestante, Iluminizmi çoi drejt një lirie fetare për katolikët dhe të tjerët.Por në njëjtën kohë ndodhën edhe tmerret e Revolucionit francez, që bazohej në Iluminizëm.

 

Iluminizmi vuri fenë dhe arsyen në luftë.Liderët botërorë e kundërshtuan Papën dhe dëshiruan që ndikimi i tij të kufizohej.
Ja çfarë thonë Papët

Ne jemi krijesa, kësisoj të varura nga Krijuesi. Në Epokën e Iluminizmit, ateizmit veçanërisht, kjo i erdhi si një varësi nga e cila ishte e nevojshme të çliroheshin. Në realitet, megjithatë, do të ishte vetëm një varësi fatale nëse ky Hyj Krijues do të ishte një tiran dhe jo një Qenie e mirë vetëm nëse do të ishte si tiranët njerëzorë. Nëse, përkundrazi, ky Krijues na do dhe varësia jonë do të thotë të jemi brenda sferës së dashurisë së tij, në atë rast është pikërisht varësia ajo çka është liri. [Papa Benedikti XVI, Drejtuar Seminarit Romak, 20 shkurt 2009]