Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.40 Çka ishte Kundër-Reforma?
next
Tjetra:2.42 Cili qe roli i Kishës gjatë kohë së Iluminizmit?

2.41 Çka ishte Koncili i Trentit?

Përgjigja e Kishës

Koncili i Trentit qe një ngjarje e rëndësishme në gjirin e përgjigjes katolike ndaj Reformës (Kundër-Reformës). Ky Koncil i Kishës u mblodh nga Papa Pali III në 1545. Vendimet e marra bashkërisht nga ipeshkvijtë dhe Papa gjatë këtij Koncili ishin shumë të rëndësishme për Kishën.

 

Koncili theksoi thelbin e besimit, duke dhënë një shpjegim më të detajuar të shtatë sakramenteve [>3.35] dhe një përcaktim më të qartë të strukturës së Kishës. Prej ipeshkvijve dhe priftërinjve u kërkua rregull [>4.11] aty ku ishte e nevojshme. Për shumë shekuj, dokumentet e Koncilit të Trentit përcaktojnë drejtimin e Kishës.

Trenti dëshiroi t’i jepte një përgjigje Reformës; e thelloi kuptimin e fesë dhe reformoi praktikat e Kishës.
This is what the Popes say

Në shekullin e Reformimit , Kisha Katolike dukej se thuajse kish prekur fundin. Kjo rrymë e re që shpalli: "Tashmë  Kisha e Romës mbaroi", dukej sikur triumfoi. Dhe ne shohim që me shenjtërit e mëdhenj , si Injacin e   e Lojolës, Terezën e Avilës, Karl Borromeon dhe të tjerë,  Kisha u ringjall. Në Koncilin  e Trentit, ajo gjeti një aktualizim të ri dhe rigjallërimtë doktrinës së saj. Dhe jetoi sërishmi me një gjallëri të pafund. Le ta shohim  epokën e Iluminizmit, kur Volteri tha: "Më në fund kjo Kishë e lashtë vdiq , njerëzimi rron!". Dhe në vend të kësaj, ç’ndodh? Kisha përtërihet. [Papa Benedikti XVI, Takim me meshtarët e Albanos, 31 gusht 2006]