5.7 Cili është ndryshimi mes Kungimit të mirëfilltë dhe Kungimit shpirtëror?
Ka arsye të ndryshme, që nuk varen nga ti, të cilat që nuk të lejojnë të marrësh pjesë në meshë e as të kungohesh. Sëmundja, distancat e mëdha, mbyllja e kishave, mungesa e priftërinjve, vendimet e ipeshkvit… Pavarësisht tyre, ti mund të bësh Kungimin shpirtëror gjithmonë dhe gjithkund: shpreh besimin në praninë e Jezusit në Sakramentin e Eukaristisë dhe dëshirën për ta marrë atë në zemrën tënde. Kini parasysh, se edhe kur shkoni të dielën në meshë ju nuk jeni të detyruar të merrni Kungimin e mirëfilltë.
Për sa kohë që nuk mund të kungohesh, Kungimi shpirtëror i sinqertë të jep hiret që kërkon. Është një pjesëmarrje e vërtetë në trupin dhe gjakun e Jezusit (e papërsosur derisa të marrësh Kungimin e mirëfilltë sërish). Ashtu si lusim pas shugurimit: “Kumtojmë vdekjen tënde, O Zot, shpallim ngjalljen tënde dhe presim ardhjen tënde me lumturi” – vetëm kur Jezusi të vijë sërish do të hyjmë në jetën e përsosur me të përgjithmonë. Deri atëherë përpiqemi të jetojmë jetën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.