All Questions
prev
Previous:5.1 A ka një mënyrë sjelljeje të krishterë përballë një krize me fund të panjohur?
next
Next:5.3 Si mund të rritem në fe tani që detyrohem të qëndroj në shtëpi?

5.2 Gjithçka është e pasigurt: ku mund të gjej siguri?

Të jetosh besimin në një kohë krize

Është njerëzore të të kapë paniku kur gjithçka që ti njeh shembet apo shkatërrohet. Megjithatë, Jezusi na bëri një premtim të palëkundshëm: “Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë ‑ deri në të sosur të botës!” (Mt 28:20). Mendoni si i kapi paniku apostujt në varkën e tyre gjatë stuhisë dhe si Jezusi bëri të pamundshmen: qetësoi stuhinë dhe deti u fashit (Mk 4:35-41). Mendoni për shtëpinë e ndërtuar mbi rërë, që e shembën dallgët (Mt 7:26-27). Jezusi dëshiron të jetë shkëmb për ty, që ti ta ndërtosh shtëpinë e jetës sate mbi të (Mt 7:24-25). E ndërtuar mbi një themel të tillë, shtëpija nuk do të rrëzohet, të ndodhë çfarë të ndodhë. Prandaj, përpiqu ta rritësh marrëdhënien tënde me Jezusin dhe të gjesh siguri, edhe në kohë krizash.

Jezusi dëshiron të jetë pranë teje në këtë moment pasigurie, të të japë forcë për të përballuar gjithçka që ndodh. Sigurisht, ti duhet të bësh pjesën tënde për ta ndërtuar shtëpinë, edhe kur rezultatet e mira nuk shihen në horizont. Sepse nëse bën më të mirën e mundshme, mund të thuash me bindje e besim: “Në dorën tënde tani, Jezus!”

Ndërtoje jetën tënde në shkëmbin e fortë, që është Jezusi dhe do të kesh siguri në krizat më të thella: Ai është me ty gjithmonë.