Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:4.50 Si mund të ndihmoj për të përhapur Ungjillin?
next
Tjetra:5.2 Gjithçka është e pasigurt: ku mund të gjej siguri?

5.1 A ka një mënyrë sjelljeje të krishterë përballë një krize me fund të panjohur?

Të jetosh besimin në një kohë krize

Është e thjeshtë të dëshpërohesh kur nuk i sheh rrugëdalje të menjëhershme krizës. Fatmirësisht, feja jonë na thotë se gjithmonë ka shpresë. Vetë Jezusi e thotë dhe e përsërit në Bibël : “Mos kini frikë” (Mt 14:27). Edhe në situatat më të errëta, ai është me ne. Dhe kjo e bën gjithë ndryshimin!

Përballë një situate fatkeqësie të pashpresë, ti mund ta bësh ndryshimin duke thënë fjalë dashurie e shprese në vend të dëshpërimit që është tashmë rrotull teje. Nëse këto fjalë vijnë prej besimit tënd (të vogël) në Zotin, kjo dashuri dhe shpresë është e vërtetë. Si të krishterë, nuk duhet të dëshpërohemi asnjëherë, sepse nuk jemi vetëm. Edhe në rastin më të keq, kemi premtimin e Jezusit se do të jemi me të pas kësaj jete të papërsosur. Prania dhe premtimi i tij të ndihmon të gjesh forcën për të bërë sa të mundesh në luftë kundër efekteve negative të krizës duke pasur kujdes të veçantë për të moshuarit dhe nevojtarët.

 

Mes errësirës më të madhe, Zoti është i pranishëm me dashurinë e tij: ai të jep forcë ta përballosh krizën dhe t’u japësh shpresë atyre që ke përreth.