Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.10 Si mund të jepen sakramentet në një urgjencë?
next
Tjetra:5.12 A është fundi i botës afër?

5.11 Po sikur dikush të vdesë pa sakramente apo pa varrim?

Të jetosh sakramentet

Është shumë e trishtueshme, si për personin e sëmurë, ashtu edhe për të dashurit e tij, kur dikush vdes para se të jetë në gjendjetë marrë sakramentet.Fatmirësishtnuk kemi pse frikësohemi, sepse ndërkohë që ne bëjmë sa mundemi, dashuria dhe mëshira e Zotit janë shumë më të mëdha se sakramentet që na ka dhënë. Nëse prifti nuk mund të shkojë te të sëmurët [>5.10] për sakramentet, ata mund të bëjnë aktin e pendesës perfekte [>5.9] që të marrin faljendhe nëse ia shprehin Jezusit dëshirën për ta marrë atë në Kungim, me patjetërdo ta kenë praninë e tij [>5.6]. Askush nuk vdes vetëm, edhe nëse nuk mund t’i bësh një vizitë, Zoti është me të. Por së paku mund t’i shoqërosh me lutjet e tua. Jezusi është me ne deri në të sosur, ai na e ka premtuar! (Mt 28:20).

Varrimet duhen si për të vdekurin, ashtu edhe për të gjallët. Është një dhimbje shumë e madhe, nëse, për shkak të rrethanave, nuk është e mundur një përshëndetje e duhur apo një varrim. Megjithatë, mos u dëshpëro! Zoti patjetër do ta pranojë të vdekurin me dashuri të madhe dhe drejtësi të madhe: ai dëshiron që të gjithë të shpëtohen.Nuk ka nevojë që trupi i pajetë të jetë i pranishëm kur celebrohet Mesha e varrimit në kishë, pas disa muajsh nëse kështu e diktojnë rrethanat. Nganjëherë ata që kanë mbetur pas nuk kanë mundësi të luten së bashku. Por lutja nuk kufizohet nga vendi apo distanca: kudo që je, mund të jesh i bashkuar në lutje!

Mos u shqetëso: dashuria e Zotit është edhe më e madhe se sakramentet që na ka dhënë. Ne mund të jemi me të vdekurit tanë në lutje kudo që atatë vdesin dhe pavarësisht rrethanave.