All Questions
prev
Previous:2.26 Çfarë origjine ka Islami?
next
Next:2.28 Si ishin raportet mes mbretit dhe Papës gjatë Mesjetës?

2.27 Si u bë katolike Europa Veriore?

Myslimanët, barbarët dhe ortodoksët

Në fillim të shekullit V pas Krishtit, Shën Patriku shpalli ungjillin nga Anglia në Irlandë, ku u zhvilluan bashkësitë monastike. Nga ana tjetër, këto bashkësi predikuan ungjillin në Skoci dhe në territorin evropian.

Në fund të shekullit VI, Papa Gregori i Madh dërgoi misionarë në Evropën Veriore, përfshirë vendet e ulëta. Feja në Evropën Veriore u ndikua veçanërisht nga misionarët irlandezë dhe anglezë, si Shën Willibrordi dhe Shën Bonifaci, të cilët kapërcyen detin për në kontinent, në shekujt VII dhe VIII.

Në shekullin e tetë misionarët nga Irlanda dhe Anglia, si Willibrordi dhe Bonifaci e përhapën fenë në Europën Veriore.

Ja çfarë thonë Papët

Përkujtimi i themeluesit të Kishës në Holandë nxori në pah cilësitë e tij më të mira: i krishterë, murg, misionar, ipeshkëv, shenjt. La pasgjithçka për të përhapur fenë e Krishtit, për t’u sjellë lajmin e mirë njerëzve që nuk e kishin dëgjuar këtë gjë përpara… Shën Uillibrord shkroi për vetveten: "Tani ai jeton i lumtur prej Zotit në vitin 728 pas lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit”. [Gjon Pali II, Predikimi, 8 nën. 1990]