Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.27 Si u bë katolike Europa Veriore?
next
Tjetra:2.29 Cila ishte rilindja shpirtërore që ndodhi gjatë Mesjetës?

2.28 Si ishin raportet mes mbretit dhe Papës gjatë Mesjetës?

Myslimanët, barbarët dhe ortodoksët

Përhapja e krishtërimit shpesh fillonte me kthimin në fe të një kryetari fisi ose mbreti. Më 754 pas Krishtit, Papa zgjodhi Pepinin e shkurtër si mbret të frankëve.Ky mbret i erdhi në ndihmë Papës kur Roma u rrethua nga Longobardët.

Djali i Pepinit, perandori Karli i Madh, kontribuoi në reformat në Kishë dhe në shoqëri. Pas mbretërimit të tij, perandoria u nda dhe tensionet midis Papës dhe perandorit u rritën.Prandaj, nga 1073 e tutje Papa Gregori VII prezantoi reforma për qeverisjen e Kishës dhe marrëdhëniet e saj me qeverisjen civile.

Disa mbretër të krishterë ishin shenjtër.Në Mesjetë mbretërit dhe Papët shpeshherë e kundërshtonin njëri-tjetrin.

Ja çfarë thonë Papët

[Festojmë] 1200 vjetorin e kurorëzimit të Karlit të Madh nga Papa Luani III në Krishtlindjen e vitit 800… Figura e madhe historike e perandorit Karli i Madh rikujton rrënjët e krishtera të Evropës. Kushdo që e studion atë, rikthehet në një periudhë – që pavarësisht kufizimeve njerëzore gjithmonë të pranishme – shënjohet nga një lulëzim kulturor pothuaj në të gjitha fushat. Në kërkim të identitetit të saj, Evropa nuk mund të mos bëjë sforco të fortë për ta restauruar pasurinë kulturore të lënë nga Karli i Madh dhe të ruajtur për më shumë se një mijëvjeçar. [Papa Gjon Pali II, Mesazhi drejtuar Kard. Javierre, 14 dhjet. 2000]