Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.25 Si filloi jeta monastike?
next
Tjetra:2.27 Si u bë katolike Europa Veriore?

2.26 Çfarë origjine ka Islami?

Myslimanët, barbarët dhe ortodoksët

Në shekullin VII pas Krishtit, një arab i quajtur Muhamed shpalli se Ëngjëlli Gabriel i kishte diktuar zbulesën hyjnore. Këto janë shkruar në Kuran. Ekziston edhe hadithi, një libër me shpjegimet e Kuranit nga Muhamedi dhe ndjekësit e tij. Ligjet e Sheriatit rrjedhin nga Kurani dhe hadithi.

Islami u përhap me shpejtësi në botën arabe, duke përfshirë luftën kundër hebrenjve, të krishterëve dhe njerëzve me besime të tjera. Islami e konsideron Jezusin si një profet, por jo si Birin e Zotit ashtu sikur me të vërtetë ai është. Vdekja në kryq dhe ringjallja e Jezusit gjithashtu mohohen nga Islami.

Në shekullin e shtatë Muhamedi përhapi një fe që besonte në një Zot, por pa Jezusin si Zot dhe Shëlbues.
Ja çfarë thonë Papët

Në 1219 Shën Françesku u lejua ta vizitonte dhe të fliste me sulltanin mysliman Malik al-Klmil, që t’i predikonte Ungjillin e Jezusit... Në një kohë që mes krishterimit dhe islamit kishte konflikt, Françesku, i armatosur në mënyrë të qëllimshme vetëm me fenë e tij dhe përvujtërinë personale, e përshkoi shtegun e dialogut me sukses. Kronikat na tregojnë se e mirëpritën  ngrohtë dhe iu bë një pritje e  përzemërt. Kjo na jep një model që duhet të na frymëzojë në marrëdhënien mes të krishterëve dhe myslimanëve: promovimi i një dialogu të sinqertë, respekti reciprok dhe mirëkuptimi të dyanshëm. [Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 27 jan. 2010]