All Questions
prev
Previous:2.34 Pse Kisha qe shumë mizore ndaj fiseve amerikane vendase?
next
Next:2.36 Cilat janë idetë që e nisën Reformën?

2.35 Ishte biznes i Kishës që shiste ndjesën e plotë si biletë për në Parajsë?

Drejt Reformës

Zoti dëshiron që të gjithë të mund të shkojnë në parajsë. Jezusi themeloi Sakramentin e Pajtimit (rrëfimi) që të mund të marrim faljen e mëkateve tona pas pagëzimit.Për të qenë plotësisht pa grimca mëkati pas prekjes së parajsës me Zotin, këto duhen shlyer në purgator.

Nganjëherë Papa mund të dhurojë një falje të plotë për të ulur kohën e kaluar në purgator.Kjo ndjesë e plotëështë një shenjë e mëshirës së Zotit dhe mund të merret, për shembull, duke thënë një lutje të caktuar ose duke bërënjë pelegrinazh. [> 3.17]. Në thelb, pra, ndjesat e plota janë diçka e bukur. Sidoqoftë, në Mesjetë, ndjesa e plotë u keqpërdor dhe u shit si "bileta për në parajsë". Kritika ndaj kësaj praktike është plotësisht e pranuar.

Ndjesa e plotë nuk është biletë për në parajsë.Shitja e tyre ka qenë një abuzim dhe mëkat.

Ja çfarë thonë Papët

Një praktikë e balancuar dhe e shëndetshme e marrjes së faljes, qoftë për veten apo për të vdekurit, mund të ndihmojë për tëvlerësuar sërish marrëdhënien mes Eukaristisë dhe Pajtimit. Me anë të këtij mjeti besimtari fiton "fshirjen para Zotit të ndëshkimit të përkohshëm që kanë shkaktuar mëkatet, faji i të cilave është falur tashmë..." Duke qenë se për të marrë faljen është kusht të shkosh në rrëfim dhe të marrësh kungimin sakramental, kjo praktikë e mbështet në mënyrë efektive besimtarin në rrugën e kthimit të vet dhe të zbulimit të qendërsisë së Eukaristisë në krishterim. [Papa Benedikti XVI, Sacramentum Caritatis, n. 21]