All Questions
prev
Previous:4.27 Pse nuk duhet përdorur testi prenatal?
next
Next:4.29 Si kryhet aborti?

4.28 A është i gabuar aborti?

Jeta njerëzore

Është shumë e trishtë kur një nënë ndihet e detyruar të mendojë abortin. Aborti është ndërprerja e qëllimshme  [> 4.29] e  një shtatzënie. Kjo nuk mund të jetë e drejtë, sepse ka të bëjë me përfundimin e paramenduar të një jete njerëzore. Çdo abort përfshin vdekjen e një fëmije.

Ndonëse ende i vogël, një embrion është një qenie njerëzore me dinjitet dhe të drejta. Si çdo burrë apo grua, edhe ky njeri i vogël ka të drejtën e jetës së tij ose saj. Ajo jetë fillon [> 4.26] në momentin kur një qelizë vezë fekondohet nga një qelizë spermatozoide. Nga ai moment e tutje, embrioni është një individ unik [> 4.19] i cili ka të drejtë të ketë kujdes dhe mbrojtje nga prindërit e tij dhe një mjedis të sigurt për t’u rritur.

Aborti është vrasje me qëllim e një qenie njerëzore në kraharor. Kjo është diçka e gabuar & duhet dënuar pa marrë parasysh rrethanat.
Urtësia e Kishës

Çfarë ndalon Urdhërimi i pestë?

Urdhërimi i pestë ndalon, si në kundërshtim të rëndë me ligjin moral:

  • vrasjen direkte dhe të vullnetshme, si edhe bashkëpunimin në të;

  • abortin direkt, të dashur si qëllim ose si mjet, si dhe bashkëpunimin në të, me dënim shkishërimin, sepse qenia njerëzore qysh prej ngjizjes së saj, duhet të respektohet dhe të mbrohet në mënyrë absolute në tërësinë e vet;

  • eutanazinë direkte, që konsiston në të dhënit fund, me një akt ose një lëshim të një veprimi të duhur, të jetës së personave me aftësi të kufizuara, të sëmurë ose në prag të vdekjes;

  • vetëvrasjen dhe bashkëpunimin e vullnetshëm në të, që është një fyerje e rëndë ndaj dashurisë së drejtë për Hyjin, për vetveten e për të afërmin: përsa i përket përgjegjësisë, ajo mund të rëndohet për arsye të shkandullit ose të lehtësohet për shkak të çrregullimeve të veçanta psikike ose nga frika e madhe.

[KKKP 470]

Why is abortion unacceptable at any phase in the development of an embryo?

God-given human life is God’s own property; it is sacred from the first moment of its existence and not under the control of any human being. “Before I formed you in the womb I knew you, and before you were born I consecrated you” (Jer 1:5).

God alone is lord over life and death. Not even “my” life belongs to me. Every child, from the moment of conception on, has a right to life. From his earliest beginnings an unborn human being is a separate person, and no one can infringe upon his rights, not the state, not the doctor, and not even the mother or father. The Church’s clarity about this is not a lack of compassion; she means, rather, to point out the irreparable harm that is inflicted on the child who is killed in abortion and on his parents and on society as a whole. Protecting innocent human life is one of the noblest tasks of the state. If a state evades this responsibility, it undermines the foundations of a rule of law. [Youcat 383]

Ja çfarë thonë Papët

Tekstet e Shkrimit të Shenjtë kurrë nuk adresojnë çështjen e abortit të qëllimshëm dhe kështu nuk e dënojnë atë drejtpërdrejt dhe specifikisht. Por ata tregojnë një respekt kaq të madh për qenien njerëzore në kraharorin e nënës saqë kërkojnë si pasojë logjike që urdhërimi I Zotit "Mos vrit!" të shtrihet edhe tek fëmija i palindur ... Gjatë gjithë historisë dymijë vjeçare të krishtërimit, e njëjta doktrinë na  është mësuar vazhdimisht nga Etërit e Kishës, nga barinjtë  dhe mjekët e saj. Edhe diskutimet shkencore dhe filozofike në lidhje me momentin e saktë të futjes së shpirtit shpirtëror nuk kanë dhënë kurrë ndonjë hezitim në lidhje me dënimin moral të abortit. [Papa Gjon Pali II, Evangelium Vitae, 61]