Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:4.23 Nëse Kisha dëshiron të mbrojë jetën, pse është kundër shpërndarjes së prezervativëve në Afrikë?
next
Tjetra:4.25 Si funksionon Planifikimi Familjar Natyror?

4.24 Pse është Kisha kundër “martesave të të njëjtit seks”?

Seksualiteti

Disa njerëz ndihen më të tërhequr nga anëtarët e seksit të tyre sesa nga seksi i kundërt. Në vetvete, ky nuk është mëkat. Sidoqoftë, veprimtaria homoseksuale konsiderohet e gabuar, si në Besëlidhjen e Vjetër ashtu edhe në Besëlidhjen e Re (I Kor. 6:9-10)I Kor. 6:9-10: A thua nuk e dini se ata që bëjnë padrejtësi nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit? Mos u tradhtoni! As fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo lloji, as vjedhësit, as pijanecët, as shpërralluesit, as cubat nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit”.. Për katolikët, martesa është një lidhje midis një burri dhe një gruaje. Një "martesë homoseksuale" nuk mund të jetë e frytshme në të njëjtën mënyrë si një martesë midis një burri dhe një gruaje, të cilët ndajnë dashurinë e tyre në marrëdhëniet e tyre seksuale, nga të cilat fëmijët mund të lindin natyrshëm.


Në të njëjtën kohë ne nuk duhet t’i gjykojmë njerëzit e tjerë ashpër. Ekziston një ndryshim i madh mes kush dhe si njerëzit janë, dhe asaj që ata bëjnë. Një urdhër i krishterë shumë i rëndësishëm është t’i trajtosh të gjithë me respekt dhe ndjeshmëri.

 

Ndjenjat homoseksuale janë kundër kuptimit dhe qëllimit të seksualitetit. Kisha e thotë qartë se martesa ndërmjet personave të të njëjtës gjini është e pamundur.
Urtësia e Kishës

Cilat janë mëkatet kryesore kundër dëlirësisë?

Janë mëkate me të vërtetë të rënda kundër dëlirësisë, secili sipas natyrës së objektit të vet: kurorëthyerja, masturbimi, kurvëria, pornografia, prostitucioni, përdhunimi, veprimet homoseksuale. Këto mëkate janë shprehi të vesit të fëlligështisë. Kur kryhen mbi të mitur, këta veprime janë një cënim edhe më i rëndë kundër integritetit të tyre trupor dhe moral. [KKKP 492]

What about people who feel they are homosexual?

The Church believes that, in the order of creation, man and woman are designed to need each other’s complementary traits and to enter into a mutual relationship so as to give life to children. That is why homosexual practices cannot be approved by the Church. Christians owe all persons respect and love, however, regardless of their sexual orientation, because all people are respected and loved by God.

There is no man on earth who is not descended from a union of a mother and a father. Therefore it is a painful experience for many homosexually oriented people that they do not feel erotically attracted to the opposite sex and necessarily miss out on the physical fruitfulness of the union between man and woman according to human nature and the divine order of creation. Nevertheless, God often leads souls to himself along unusual paths: a lack, a loss, or a wound—if accepted and affirmed—can become a springboard for throwing oneself into the arms of God: the God who brings good out of everything and whose greatness can be discovered in redemption even more than in creation. [Youcat 65]

What is the Church’s judgment on homosexuality?

God created man as male and female and destined them for each other in a bodily way as well. The Church accepts without reservation those who experience homosexual feelings. They (persons who experience homosexual feelings) should not be unjustly discriminated against because of that. At the same time, the Church declares that all homosexual relations in any form are contrary to the order of creation. [Youcat 415]

Ja çfarë thonë Papët

Sa i përket propozimeve për t’i vendosur bashkimet midis personave homoseksualë në të njëjtin nivel me martesën, nuk ka absolutisht asnjë arsye që bashkimet homoseksuale te konsiderohen të ngjashme apo largësisht analoge me planin e Zotit për martesën dhe familjen

Është e papranueshme «që Kishat lokale të pësojnë presione në këtë çështje  dhe që organizmat ndërkombëtare t’i  kushtëzojnë ndihmat financiare për vendet e varfra në bazë të pranimit të ligjeve që vendosin “martesën” mes personave të së njëjtës gjini». [Papa Françesku, Amoris Laetitiae, Nr. 251]