All Questions
prev
Previous:4.42 A duhet të kundërshtojnë të krishterët dënimin me vdekje?
next
Next:4.44 A munden të krishterët të marrin pjesë në ushtri apo në luftë?

4.43 A lejohet përdorimi i forcës për vetëmbrojte?

Shoqëria dhe bashkësia

Është një detyrë e krishterë të mbrojmë jetën që na është dhënë nga Zoti [> 4.26]. Forca ose dhuna mund të përdoren nëse është e nevojshme për të mbrojtur veten ose të tjerët [> 4.44]. Forca e përdorur duhet të jetë gjithmonë proporcionale me sulmin.

Ne jemi gjithmonë të detyruar të mbrojmë të tjerët. Duke ndjekur shembullin e Jezusit, ju mund të zgjidhni të sakrifikoni vetë jetën tuaj [> 1,26] për dikë tjetër. Jezusi u tha dishepujve të tij: " Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe  tjetrën.” (Mt.5:39)Mt.5:39:“Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën.".Ai vetë iu përgjigj dhunës me dashuri dhe sakrificë [> 1.28].

 

Ju mund të mbroni veten dhe të tjerët, duke përdorur forcë vetëm kur është e domosdoshme. Për vetveten ju mund të vendosni për jo-dhunën dhe sakrificën.
Urtësia e Kishës

Pse jeta njerëzore duhet të respektohet?

Sepse është e shenjtë. Qysh prej fillimit të saj ajo nënkupton veprimin krijues të Hyjit dhe mbetet përgjithmonë në një marrëdhënie të veçantë me Krijuesin, qëllimin e saj të vetëm. Askujt nuk i lejohet ta shkatërrojë drejtpërsëdrejti një qenie njerëzore të pafajshme, duke kundërshtuar në mënyrë të rëndë dinjitetin e personit dhe shenjtërinë e Krijuesit. “Mos e vra të pafajshmin dhe të drejtin” (Dal 23,7). [KKKP 466]

Çfarë ndalon Urdhërimi i pestë?

Urdhërimi i pestë ndalon, si në kundërshtim të rëndë me ligjin moral:

  • vrasjen direkte dhe të vullnetshme, si edhe bashkëpunimin në të;
  • abortin direkt, të dashur si qëllim ose si mjet, si dhe bashkëpunimin në të, me dënim shkishërimin, sepse qenia njerëzore qysh prej ngjizjes së saj, duhet të respektohet dhe të mbrohet në mënyrë absolute në tërësinë e vet;

  • eutanazinë direkte, që konsiston në të dhënit fund, me një akt ose një lëshim të një veprimi të duhur, të jetës së personave me aftësi të kufizuara, të sëmurë ose në prag të vdekjes;

  • vetëvrasjen dhe bashkëpunimin e vullnetshëm në të, që është një fyerje e rëndë ndaj dashurisë së drejtë për Hyjin, për vetveten e për të afërmin: përsa i përket përgjegjësisë, ajo mund të rëndohet për arsye të shkandullit ose të lehtësohet për shkak të çrregullimeve të veçanta psikike ose nga frika e madhe. [KKKP 470]

 

Pse mbrojtja e ligjshme e personave dhe e shoqërisë nuk i bie ndesh kësaj norme?

Sepse me mbrojtjen e ligjshme vihet në veprim zgjedhja për t’u mbrojtur dhe vlerësohet e drejta për jetën vetjake ose të tjetrit, dhe jo zgjedhja për të vrarë. Mbrojtja e ligjshme, për atë që ka përgjegjësi për jetën e tjetrit, mund të jetë edhe një detyrë e rëndë. Megjithatë, ajo nuk duhet të nënkuptojë një përdorim dhune më të madhe, sesa e nevojshmja. [KKKP 467]

Why is it not permissible to take one’s own life or the lives of others?

God alone is Lord over life and death. Except in the case of legitimate self-defense of oneself or another, no one may kill another human being.

An attack on life is a sacrilege committed against God. Human life is sacred; this means that it belongs to God; it is his property. Even our own life is only entrusted to us. God himself has given us the gift of life; only he may take it back from us. The Book of Exodus, translated literally, says “You shall not murder” (Ex 20:13). [Youcat 378]

What sorts of attacks on human life are forbidden by the Fifth Commandment?

Murder and acting as an accomplice to murder are forbidden. Killing unarmed civilians during a war is forbidden. The abortion of a human being, from the moment of conception on, is forbidden. Suicide, self-mutilation, and self-destructive behavior are forbidden. Euthanasia—killing the handicapped, the sick, and the dying—is also forbidden.

Today people often try to get around the Fifth Commandment with seemingly humane arguments. But neither euthanasia nor abortion is a humane solution. That is why the Church is perfectly clear on these questions. Whoever participates in an abortion, forces a woman to undergo an abortion, or merely advises her to do so is automatically excommunicated—just as with other crimes against human life. If a psychologically ill person commits suicide, responsibility for the act of killing is often diminished and in many cases comly annulled. [Youcat 379]

Why is it permissible to tolerate the killing of another human being in the case of legitimate selfdefense?

Someone who is actually attacking the lives of others may and must be stopped, if necessary by killing the attacker himself.

Legitimate defense against aggression is not only a right; for someone who bears the responsibility for the lives of others it can even become a duty. Nevertheless, legitimate defense must not employ wrong, inappropriately harsh methods. [Youcat 380]

Ja çfarë thonë Papët

Secili popull, secila qeveri, ka të drejtën dhe detyrën të mbrojë me mjete proporcionale ekzistencën dhe lirinë e vet ndaj një agresori të padrejtë. Por lufta duket gjithnjë e më shumë si mjeti më barbar dhe më joefektiv për të zgjidhur konfliktet midis dy vendeve ose për të fituar pushtetin në vendin tënd ... A nuk duhet që armët të reduktohen në një nivel të pajtueshëm me mbrojtjen legjitime, me braktisjen e atyre që në asnjë mënyrë nuk mund të përfshihen në këtë kategori? [Papa Gjon Pali II, Trupave diplomatike, 10 janar 1987]