All Questions
prev
Previous:5.16 Si përgatiten të krishterët për vdekje?
next
Next:5.18 A nuk është më mirë të lutesh sesa të shkosh tek mjeku?

5.17 Si mund të lutem në një kohë krize?

Të lutesh në kriza

Lutja është mënyra më e mirë për të përballuar gjithçka, veçanërisht një krizë. Mos u shqetëso për mënyrën se si lutesh ose që kthehesh te Zotitani që gjërat duken të zymta. Lutja të afron me Zotin dhe forcën e Tij, dhe të ndihmon të marrësh vendimet e duhura. Ju mund të luteni me fjalët tuaja, me Biblën, lusni Rruzaren, apo Shenjtërit… Këtu janë disa lutje që mund t'ju ndihmojnë.

 

Gjithçka thehet ...

Zoti im,

Gjithçka që mendoja se dija po thyhet.

Kriza po më afrohet.

Ndihem e mbyllur dhe e vetme.

 Zoti im, çfarë mund të bëj?

Më ndihmo të marr vendimet e duhura.

Më ndihmo ta bëj dashurinë komandën më të lartë.

Më ndihmo të të dorëzohem ty.

Më eja në ndihmë, o Zot!

Amen.

 

Unë po kthehem te ti...

I dashur Zoti im,

Në këtë kohë të krizës së COVID unë po kthehem te Ti.

Nuk kam qenë gjithmonë besnik/e ndaj Teje.

Të kam harruar disi kur gjërat po shkonin mirë.

Tani e kuptoj që kam nevojë për Ty më shumë se kurrë.

Unë dua ta kompensoj kohën me Ty  dhe më vjen keq për gabimet e mia.

Më ndihmo të bëj atë që është e drejtë.

Më ndihmo të kapërcej frikën time dhe të përhap paqen.

Më ndihmo të gjej guximin dhe të përhap shpresën.

Më ndihmo të harroj vetveten dhe të përhap dashurinë.

Tek Ti dua të dorëzoj vetveten, çfarëdo që të ndodhë.

Zoti im, eja tek unë tani!

Amen.

 

Për ata që po përballen me krizën

Zoti im Jezus,

Ty të lutemi për të gjithë të prekurit nga kriza aktuale.

Për ata që po vuajnë dhe po vdesin.

Për të gjithë njerëzit që janë vetëm ose që kanë nevojë për ndihmë.

Për ata që punojnë pa u lodhur në mbrojtje të jetës dhe lirisë.

Për personelin mjekësor që kujdeset për të sëmurët.

Për udhëheqësit dhe forcat e mbrojtjes që punojnë për të mirën e përgjithshme.

Për vullnetarët që vizitojnë të sëmurët dhe kujdesen për ata në nevojë.

Për priftërinjtë që ndihmojnë ata që kërkojnë Zotin.

Për çdo person që ngrihet për të ndihmuar një tjetër.

Zoti im, dëgjoje lutjen tonë!

Amen.

 

Përfshini Zotin në jetën tuaj: tregojini Atij çfarë ju shqetëson tani, kërkoni ndihmën e Tij për t'u përballur me krizën dhe dorëzojuni forcës së tij.