All Questions
prev
Previous:3.7 Si mund të ndaj kohën për lutje? Ku është Zoti në jetën e përditshme?
next
Next:3.9 A i lutem Atit, Birit apo Shpirtit Shenjt? Marisë apo shenjtërve?

3.8 Si mund të lutem me një tekst biblik?

Format e lutjes

Bibla përmban Fjalën që Zoti dëshiron t'ju thotë. Lutja me një tekst biblik është diçka që bëhet më e lehtë përmes praktikës së shpeshtë. Ju nuk do të rriteni në besim duke u lutur vetem me tekste që ju bëjnë të ndiheni mirë ose me të cilat mund t’ju përshtatet më lehtë, por gjithashtu duke u lutur me tekste që mund të jenë më të vështira për t’u kuptuar.
Përdorimi i shpeshtë i teksteve nga Besëlidhja e Re në lutjet tuaja është një gjë e mirë, pasi ju ndihmon të rriteni në marrëdhënien tuaj me Jezusin. Mundohuni të futeni brenda historisë, të imagjinoni se çfarë ka ndodhur dhe të njiheni më mirë me Jezusin duke u marrë me tekstet.

Jepi kohë vetes, lexo një rresht nga Bibla dhe lejo që teksti të të flasë. Pastaj, thuaji Jezusit gjithçka që të vjen në mend.
Urtësia e Kishës

Cilat janë burimet e lutjes së krishterë?

Ato janë: Fjala e Hyjit, që na jep “më të madhen të mirë: njohjen e Jezu Krishtit” (Fil 3,8); Liturgjia e Kishës, e cila kumton, aktualizon dhe komunikon misterin e shpëtimit; virtytet teologale; situatat e përditshme, sepse në to mund ta takojmë Hyjin. [KKKP 558]
 

Can you learn to pray from the Bible?

The Bible is like a wellspring of prayer. To pray with the Word of God means to use the words and events of the Bible for one’s own prayer. “To be ignorant of Scripture is to be ignorant of Christ” (St. Jerome).

Sacred Scripture, especially the Psalms and the New Testament, are a valuable treasury; in it we find the most beautiful and most powerful prayers of the Judeo-Christian world. Reciting these prayers unites us with millions of people from all times and cultures who have prayed, but above all with Christ himself, who is present in all these prayers. [Youcat 491]

Ja çfarë thonë Papët

Lutja duhet ta shoqërojë leximin e Shkrimit të Shenjtë... Siç thotë Shën Agustini: “Lutja juaj është fjala drejtuar Atit. Kur lexoni Biblën, Hyji ju flet; kur luteni, Hyjit i flisni”. Origjeni, një nga mjeshtërit më të mëdhenj të kësaj mënyre të leximit të Biblës, pohon se të kuptuarit e Shkrimit kërkon, më shumë sesa studim, afërsi me Krishtin dhe lutjen. [Ai] dha këtë këshillë: “Përkushtojuni leximit të Shkrimeve të Shenjta; përkushtojeni veten këtij me këmbëngulje. Leximin bëjeni me synimin për të besuar dhe për t’i pëlqyer Hyjit . [Papa Benedikti XVI, Verbum Domini, nr. 86]