Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.19Kur luten kaq shumë njerëz: pse nuk përfundon katastrofa?
next
Tjetra:1.1 A nuk e përjashton teoria e Big Bang-ut fenë në Zotin?

5.20 Cilëve shenjtërve mund t'ju lutem në një krizë? Kujt mund t’i lutem në rastesëmundjesh ngjitëse ose vdekjeje?

Të lutesh në kriza

Çdo shenjt është në parajsë, shumë pranë Zotit dhe çdo shenjt mund t'i sjellë lutjet tuaja dhe kërkesat tek Ai! Ata nuk zgjedhindike të veçantë për lutjen e tyre apo për shkakun. Fatmirësisht nuk ka konkurrencë midis shenjtërve se kush është më i madhi, ose kush merr më shumë lutje! Pra, nëse nuk e dini cilit shenjtduhet t'i luteni, thjesht lutjuni një prej të preferuarve tuaj: ata janë të gjithë në parajsë me Zotin, i cili i dëgjon lutjen e tyre. Tradicionalisht ne iu lutemi shenjtërve mbrojtës për shkaqe specifike. Këtu janë pesë shenjtër të mëdhenj për t'ju lutur në moment krizë, duke ditur se ka shumë më shumë:

1.Shën Mikaeli[> OnlineSaints] është mbrojtësi i qiellit kundër kurtheve të djallit: ju mund të kërkoni lutjen e tij veçanërisht që t’ju mbrojë kundër ndikimit të çdo forme të së keqes.

2.Shenjtërit Juda Tadeus[> OnlineSaints] dhe Rita nga Cascia janë shenjtërit mbrojtës të rasteve të dëshpëruara dhe të pashpresa: nëse nuk dini më se çfarë të bëni ose kujt t’i luteni, kërkojuni atyre të luten për ju!

3.Shën Valentini[> OnlineSaints] nuk është vetëm shenjti i të dashuruarve: gjatë kohërave atij i është kërkuar të lutet për atë që vuajnë nga murtaja dhe sëmundje të tjera (ngjitëse).

4.Shën Jozefi[> OnlineSaints] i janë lutur që në fillim si mbrojtësi që mund të lutet për një vdekje të mirë.

5.Maria [> OnlineSaints], nëna e Jezusit, është shumë afër zemrës së Tij dhe lutjet e saj janë shumë  të fuqishme: ju mund t'i kërkoni asaj të lutet për ju, "tani dhe në fill të vdekjes sonë"

 

Ju mund të gjeni shumë shenjtër të tjerë për t'ju lutur në aplikacionin falas Online me Shenjtërit[>OnlineSaintsapp&book]: www.onlinewithsaints.com[>link]

 

Ju mund t'i luteni çdo shenjti, pasi të gjithë janë shumë pranë Zotit. Fillimisht, lutjuni shenjtërve Mikael, Jozef dhe Marisë të luten për ju.