Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.29 Cila ishte rilindja shpirtërore që ndodhi gjatë Mesjetës?
next
Tjetra:2.31 Pse ndodhën Kryqëzatat?

2.30 Si lindën Kishat Ortodokse?

Myslimanët, barbarët dhe ortodoksët

Në shekullin IV, Perandoria Romake u shpërbë në lindore dhe perëndimore.Tensionet u shtuan, me pjesën lindore të Kishës që nuk njohu autoritetin e Papës.

Më 1054 u bëskizma (ndarja) përfundimtare midis Kishës Katolike Romake në perëndim dhe Kishës Ortodokse Lindore në lindje. Disa Kisha në Lindje që atëherë e kanë njohur që atëherëautoritetin e Papës; këta janë Katolikët Lindorë.Dallimet midis Kishës Katolike dhe Kishave Ortodokse kryesisht nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e fesë, por me udhëheqjen.

 

Në vitin 1054 ndodhi ndarja (skizma) mes Kishës Katolike dhe Kishave Ortodokse Lindore.Nuk kemi dallime në fe, por në formën e qeverisjes.
Ja çfarë thonë Papët

Mes Kishës Katolike dhe Kishave Ortodokse Lindore të ndryshme u bë një progres thelbësor ekumenik. U arrit një qartësim thelbësor sa i përket kundërshtive tradicionale në lidhje me Kristologjinë dhe kjo na mundëson të shpallim së bashku fenë që e bashkëndajmë. Ky progres është tepër inkurajues, sepse "na dëshmon se rruga e ndjekur është ajo e duhura dhe se kemi arsye për të besuar se së bashku mund të gjejmë zgjidhje edhe për çështje të tjera të debatueshme"... Qofshin përpjekjet tona ekumenike gjithmonë të drejtuara drejt një "qytetërimi dashurie", të themeluar mbi drejtësinë, pajtimin dhe paqen. [Papa Gjon Pali II, Fjalim, 28 jan. 2003]