Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.49 Çka ndodhi pas Koncilit II të Vatikanit?
next
Tjetra:2.51 Si funksionon Kisha Luteriane Suedeze?

2.50 Çka është e rëndësishme në lidhje me Papa Gjon Palin II??

Kisha në shek. XX

Papa polak Gjon Pali II (1920-2005) luajti një rol të rëndësishëm në rënien e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore në 1989.Ai mbrojtitë vërtetën dhe lirinë paqësisht.Në vitin 2000, ai kërkoi falje zyrtare në emër të Kishëspër gabimet e shumta të bëra në të shkuarën.

Gjithashtu Gjon Pali II është papa që mori nismën e Ditës Botërore të Rinisë.Ai kishte një lidhje të veçantë me të rinjtë dhe i nxiste ata ta ndiqnin Jezusin me gjithë zemër.Pavarësisht viteve dhe shëndetit të ligsht, Gjon Pali II ishte një shembull i gjallë i dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, edhe pse i sëmurë dhe në moshë të thyer. Ai vdiq me 2 prill 2005, u shpall i lum me 1 maj 2011, dhe u kanonizua me 27 prill 2014. Tani secili mund t’i drejtohet atij në parajsë dhe t’i kërkojë lutje ndërmjetësimi.

Gjon Pali II ia kushtoi vetveten të vërtetës së Ungjillit dhe lirisë së të gjithëve. Ai në mënyrë të veçantë i ftoi të rinjtë që ta ndiqnin Jezusin.

Ja çfarë thonë Papët

Në Testamentin e tij, [Gjon Pali II] shkroi: “Kur, më 16 tetor 1978, Konklava e Kardinalëve zgjodhi Gjon Palin II… Kardinali Stefan Vyszyński, më tha: 'Detyra e Papës së ri do të jetë të udhëheqë Kishën në Mijëvjeçarin  e Tretë…… E falënderoj [Hyjin], që më ka mundësuar t’i shërbej kësaj kauze shumë të madhe ”... Gjon Pali II e paraqiti [këtë kauzë] gjatë meshës së tij të parë solemne në Sheshin e Shën Pjetrit me fjalët e paharrueshme: “Mos ki frikë! Hapini, hapini gjerësisht dyert për Krishtin!” Atë që Papa i sapozgjedhur kërkoi nga të gjithë, e bëri vetë i pari: shoqërinë, kulturën, sistemet politike dhe ekonomike ia hapi Krishtit, duke u kthyer mbrapsht me forcën e një titani-një forcë që i erdhi nga Hyji- një valë që dukej e pakthyeshme. [Papa Benedikti XVI, Homelia nëLumturim , 1 Maj 2011]