Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.24 Pse u end populli i Izraelit për 40 vjet në shkretëtirë?
next
Tjetra:1.26 Pse vdiq Jezusi për ne?

1.25 Cili është morali i historisë së Jobit?

Ngjarjet kryesore të Besëlidhjes së Vjetër

Jobi kishte një jetë të mirë dhe i besonte Zotit plotësisht, por i ndodhën shumë gjëra të këqija (si për shembull, humbi të gjithë fëmijët dhe u sëmur). Pavarësisht fatit të tij të tmerrshëm, ai përsëri besonte në Zotin. Gjërat e këqija në jetën e tij erdhën prej Satanit (djallit), që mendonte se Jobi besonte vetëm sepse kishte një jetë të mirë (Job 1:6-12)Job 1:6-12: Bijtë e Hyjit shkuan për t’u paraqitur te Zoti.Bashkë me ta qe edhe Satani.  Zoti e pyeti Satanin:“Nga po vjen”? Ky iu përgjigj: “E mora dheun në sy dhe e përshkova skaj më skaj”.Zoti e pyeti: “A mos e pe kund Jobin, shërbëtorin tim? S’e ka shoqin mbi tokë: njeri i patëmeta dhe i drejtë, që e ka frikë Hyjin dhe i shmanget të së keqes”.Por Satani iu përgjigj Hyjit: “Pse a thua Jobi kot e druan Hyjin?! Pse a nuk e ke rrethuar me gardh atë, shtëpinë e tij e gjithçka është e tija? Pse a nuk ia ke bekuar çdo ndërmarrje të tij dhe kështu u rrit mbi tokë pasuria e tij. Por sprovo e shtrije njëherë pakësa dorën tënde e preke në gjithçka ka,pale a nuk do të mallkojë në fytyrë!”  Hyji i përgjigji Satanit: “Mirë, pra! Gjithçka është në dorën tënde: por ruaju se vë dorë në të”. Satani u largua nga prania e Zotit.".

Satani bëri gjithçka që mundi për ta bëri Jobin të humbiste besimin e tij. Më në fund, qëndrueshmëria e tij u shpërblye: pasi Satani hoqi dorë, Zoti e bekoi jetën e Jobit (Job 42:12)Job 42:12: Zoti e bekoi gjendjen e tanishme të Jobit më tepër se gjendjen e mëparshme. Kishte katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë gamile, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarica.". Edhe për ne mesazhi është që besimi në Zot shpërblehet në fund, tani në tokë ose më vonë në qiell. Pavarësisht vuajtjeve që shohim dhe përjetojmë çdo ditë në këtë botë, falë dashurisë së Zotit, as jeta, as vuajtjet tona nuk janë pa kuptim.

Historia e Jobit na shtyn të besojmë në Zotin edhe gjatë vuajtjeve dhe dhimbjeve. Besimi në Zotin na shpërblehet gjithmonë në jetë e në Parajsë.
Ja çfarë thonë Papët

Njeriu mund t'ia shtrojë [çështjen e kuptimit të vuajtjes] Hyjit me gjithë emocionin e zemrës së tij dhe me mendjen e tij të mbushur me tronditje dhe ankth; dhe Hyji e pret pyetjen dhe e dëgjon atë, siç e shohim në Zbulesën e Besëlidhjes së Vjetër. Në Librin e Jobit  pyetja ka gjetur shprehjen e saj më të gjallë. [Papa Gjon Pali II, Salvifici Dolores, Nr. 10]