Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.34 A e krijoi Zoti të keqen? Çfarë lidhje ka kjo me mëkatet e mia?
next
Tjetra:1.36 A është vullneti i Zotit që njerëzit të vdesin?

1.35 Nëse Zoti është i gjithëpushtetshëm, pse ndodhin fatkeqësitë? Pse ekziston e keqja?

E keqja dhe vuajtja

Ka një dallim mes së keqes shkaktuar nga njerëzit dhe gjërave të tjera të këqija si fatkeqësitë natyrore. Njeriu mori vullnetin e lirë nga Zoti, dhe mund të bëjë zgjedhje të mira ose të këqija. Po të ndërhynte Zoti, ne nuk do të ishim më të lirë!

Pse fatkeqësitë natyrore ndodhin dhe pse Zoti nuk ndërhyn për të ndaluar të keqen e tmerrshme të shkaktuar nga disa njerëz, mbetet mister. Sidoqoftë, nuk është kurrë një ndëshkim nga Zoti, i cili është plot dashuri. Zoti i ngushëllon ata që vuajnë dhe i frymëzon njerëzit që të ndihmojnë njëri tjetrin. Nëse ne bashkëpunojmë me të, atëherë e keqja nuk mund ta thotë kurrë fjalën e fundit.

As bota, as njerëzimi nuk janë të përkryer e prandaj ndodhin gjëra të këqija. Zoti na vërteton gjithëpushtetësinë e tij duke sjellë të mirën në çdo situatë.
Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Me siguri [Hyji] me të drejtë quhet i plotfuqishëm, megjithëse ai as nuk mund të vdesë dhe as të bjerë në gabim. Sepse ai quhet i plotfuqishëm për shkak se bën atë që do, jo për shkak të vuajtjeve të tij që nuk i dëshiron. [Shën Agustini, Qyteti i Zotit, Bk. 5, Kap. 10 (ML 41, 152)]