Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:4.6 Si mund ta njoh vullnetin e Zotit?
next
Tjetra:4.8 Cila është marrëdhënia ndërmjet fesë dhe veprimit?

4.7 A jetojnë të krishterët ndryshe nga të tjerët?

Të jetosh si i krishterë

Detyra kryesore e çdo të krishteri është të dojë Zotin dhe të afërmin e tij. Sigurisht, edhe jo të krishterët gjithashtu mund të bëjnë vepra vërtet të mira.

Dallimi kryesor midis të krishterëve dhe jo të krishterëve është se ne jemi të pagëzuar dhe për këtë arsye i përkasim Jezusit. Ne mund ta demonstrojmë këtë ndryshim nga mënyra se si e jetojmë jetën tonë: bazuar në fenë dhe besimin te Zoti. Kudo që është e nevojshme, të krishterët gjithashtu bëjnë më të mirën e tyre për të ndihmuar të tjerët  për të jetuar jetë më të mira.

Si të krishterë, me anë të pagëzimit, ne i përkasim Jezusit. Shpresojmë shumë se kjo tregohet në mënyrën se si e duam Zotin dhe të tjerët.
Urtësia e Kishës

What are the “corporal works of mercy”?

To feed the hungry, give drink to the thirsty, clothe the naked, shelter the homeless, visit the sick and the imprisoned, and bury the dead. [Youcat 450]

What are the “spiritual works of mercy”?

The spiritual works of mercy are: to instruct the ignorant, to counsel the doubtful, comfort the sorrowful, admonish the sinner, bear wrongs patiently, forgive all injuries, and pray for the living and the dead. [Youcat 451]

Ja çfarë thonë Papët

Jepni dëshmi Jezusit me besimin tuaj të guximshëm dhe pafajësinë tuaj. Është e kotë të ankohemi për ligësinë e kohërave. Siç ka shkruar Shën Pali, ne duhet të ngadhënjejmë mbi të keqen me vepra të mira  (Rom 12:21). Bota vlerëson dhe respekton guximin e ideve dhe forcën e virtyteve. Mos kini frikë t’i  refuzoni fjalët, veprimet dhe qëndrimet që nuk janë në përputhje me idealet e krishtera. Jini të guximshëm në refuzimin e asaj që shkatërron pafajësinë tuaj ose than freskinë e dashurisë tuaj për Krishtin. [Papa Gjon Pali II, Fjalimi drejtuar të rinjve italianë, 8 nëntor 1978]