Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.21 A nuk janë këto tregime të pabesueshme të Biblës vetëm trillime?
next
Tjetra:1.23 Përse është kaq i rëndësishëm Abrahami?

1.22 Pse ndodhi Përmbytja e Madhe në kohën e Noehut?

Ngjarjet kryesore të Besëlidhjes së Vjetër

Libri i Zanafillës na tregon se shumë vite pas rënies së Adamit dhe Evës, Zoti u zhgënjye shumë nga njerëzit, të cilët silleshin në mënyrë të ligë dhe mëkatare. I erdhi keq që i kishte krijuar dhe deshi t’i zhdukte me një përmbytje të madhe. Vetëm Noehu sillej mirë. Zoti i tha të punonte një arkë për të futur familjen e tij, si dhe një mashkull dhe një femër të çdo gjallese në botë (Zan. 6:13-19)Zan. 6:13-19: Hyji i tha Noehit: “Për mua erdhi dita të zhbij çdo njeri.Toka është mbushur me ligësi për shkak të njerëzve dhe, ja, unë do t’i zhbij ata nga toka.  Punoje për vete një arkë nga druri rrëshinor.Ndaje në kthina dhe lyeje përbrenda e përjashta me peshkve.Dhe, ja, si duhet ta punosh: gjatësia e saj le të jetë treqind kutësh, gjerësia pesëdhjetë kutësh, kurse lartësia e saj le të jetë tridhjetë kutësh.Në arkë bëje një dritare dhe mbaroje një kut nën majën e saj. Në krah lëre derën; bëje në të katin e poshtëm, të mesmin e të lartin. Dhe, ja, unë do të sjell përmbytjen me ujë mbi tokë për të mbytur çdo gjallesë që ka frymën e jetës nën qiell:gjithçka është përmbi tokë, do të zhbihet. Unë do të bëj besëlidhje me ty.E ti hyr në arkë me bijtë e tu, gruan tënde e me ty gratë e bijve të tu. Prej të gjithë frymorëve, të çdo lloji, shtjeri në arkë nga dy - mashkull e femër - që të shpëtojnë gjallë me ty.”.

Kur përmbytja e mbuloi tokën, arka e Noehut lundronte në det të hapur. Pas 150 ditësh uji filloi të ulej. Zoti bëri një besëlidhje me të gjithë njerëzit: kurrë më nuk do të lejonte që toka të përmbytej. Ylberi është shenja e këtij premtimi (Zan. 9:16)Zan. 9:16: Ylberi do të duket në re, atë unë do ta shikoj dhe do të më kujtohet besëlidhja e përhershme që u lidh mes Hyjit e çdo gjëje të gjallë, të mbarë gjallesave që janë përmbi tokë.".

Për shkak të mëkateve të njerëzimit, Zoti e përmbyti botën. Noehu ishte njeri i drejtë ndaj Zotit dhe Zoti e shpëtoi atë dhe familjen e tij.
Urtësia e Kishës

Cilat janë etapat e para të Zbulesës së Hyjit?

Hyji, qysh prej fillimit, u shfaqet prindërve të parë, Adamit e Evës dhe i fton në një bashkim intim me Të. Pas rënies së tyre në mëkat, nuk e ndërpret zbulesën e Vet dhe premton shpëtimin për të gjithë pasardhësit e tyre. Pas përmbytjes, bën me Noehin një besëlidhje mes Tij dhe të gjitha qenieve të gjalla. [KKKP 7]

How does God reveal himself in the Old Testament?

God shows himself in the Old Testament as God, who created the world out of love and remains faithful to men even when they have fallen away from him into sin.

God makes it possible to experience him in history: with Noah he establishes a covenant to save all living things. He calls Abraham so as to make him “the father of a multitude of nations” (Gen 17:5b) and to bless “all the families of the earth” in him (Gen 12:3b). The people Israel, sprung from Abraham, becomes his special possession. To Moses he introduces himself by name. This mysterious name Yhwh, usually transcribed Yahweh, means “I am who I am” (Ex 3:14). He frees Israel from slavery in Egypt, establishes a covenant with them on Sinai, and through Moses gives them the law. Again and again, God sends prophets to his people to call them to conversion and to the renewal of the covenant. The prophets proclaim that God will establish a new and everlasting covenant, which will bring about a radical renewal and definitive redemption. This covenant will be open to all human beings. [Youcat 8]

Ja çfarë thonë Papët

Gjatë epokave të ndryshme të historisë, njerëzit kanë vazhduar të bëjnë mëkate, ndoshta edhe më të mëdha se ato të përshkruara para përmbytjes. Sidoqoftë, nga fjalët e besëlidhjes që Hyji bëri me Noeun kuptojmë se tani nuk ka asnjë mëkat që mund ta bëjë Hyjin ta shkatërrojë botën që ai vetë e krijoi. [Papa Gjon Pali II, Homeli, 16 shkurt 1997]