Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:2.14 A mund të jem një i krishterë i mirë pa Kishën?
next
Tjetra:2.16 A ishte Jezusi kundër grave?

2.15 Kush janë Apostujt? Kush janë pasardhësit e tyre?

Jezusi, Apostujt dhe papa

Gjatë jetës së tij tokësore, Jezusi zgjodhi dymbëdhjetë dishepuj ose Apostuj të cilët i dërgoi në botë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpallur mesazhin e Jezusit, Ungjillin. Në të vërtetë, fjala apostull do të thotë ai që është dërguar.

Pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, Apostujt vazhduan punën e tyre. Apostujt kaluan shërbesën që kishin marrë nga Jezusi për pasardhësit e tyre, të cilët ne i quajmë Ipeshkvinj. Ipeshkvinjtë e sotëm janë pasardhësit e Apostujve, përmes një vargu të gjatë paraardhësish.

Jezusi i zgjodhi 12 Apostujt që ta udhëhiqnin Kishën, t’i mbarështonin sakramentet dhe ta shpallnin Ungjillin; pasardhësit e tyre janë ipeshkvinjtë.
Urtësia e Kishës

Çfarë autoriteti u jep Jezusi apostujve në mbretërinë e Vet?

Jezusi zgjedh të Dymbëdhjetët, dëshmitarë të ardhshëm të Ngjalljes së Tij, dhe i bën pjesëmarrës të misionit të Vet dhe të autoritetit për të mësuar, për të zgjidhur mëkatet, për të ndërtuar dhe për të mbarështuar Kishën. Në këtë Kolegjium Pjetri merr “çelësat e mbretërisë” (Mt 16, 19) dhe zë vendin e parë, me misionin për ta ruajtur fenë në terësinë e saj dhe për t’i forcuar vëllezërit e vet. [KKKP 109]

 

Cili është misioni i Apostujve?

Fjala Apostull do të thotë i dërguar. Jezusi, i Dërguari i Atit, thirri dymbëdhjetë vetë ndër nxënësit e Vet dhe i formoi si Apostuj të Vet, duke i bërë ata dëshmitarë të zgjedhur të ngjalljes së Vet dhe themel të Kishës së vet. Atyre u dha mandatin që ta vazhdojnë misionin e Tij, duke u thënë: “Sikurse Ati më dërgoi mua, ashtu unë po ju dërgoj ju” (Gjn 20, 21) dhe duke u premtuar se do të ishte me ta deri në të sosur të botës. [KKKP 175]

Why did Jesus call apostles?

Jesus had a large circle of disciples around him, both men and women. From this circle he selected twelve men whom he called apostles (Lk 6:12–16). The apostles were specially trained by him and entrusted with various commissions: “He sent them out to preach the kingdom of God and to heal” (Lk 9:2). Jesus took only these twelve apostles with him to the Last Supper, where he gave them the command, “do this in remembrance of me” (Lk 22:19b).

The apostles became witnesses of Jesus’ resurrection and guarantors of the truth about him. They continued Jesus’ mission after his death. They chose successors for their ministry: the bishops. To this day, the successors of the apostles exercise the authority conferred by Jesus: They govern and teach and celebrate the liturgy. The cohesiveness of the apostles became the foundation for the unity of the Church (apostolic succession). Preeminent once again among the Twelve was Peter, on whom Jesus bestowed special authority: “You are Peter, and on this rock I will build my Church” (Mt 16:18). From Peter’s special role among the apostles developed the papal ministry. [Youcat 92]

Why is the Church called apostolic?

The Church is called apostolic because she was founded upon the apostles, holds fast to their Tradition, and is governed by their successors.

Jesus called the apostles to be his closest collaborators. They were his eyewitnesses. After his resurrection, he appeared to them repeatedly. He bestowed on them the Holy Spirit and sent them as his authoritative messengers to all the world. They assured unity in the early Church. They conferred their mission and authority upon their successors, the bishops, through the laying on of hands. This process is called  apostolic succession. [Youcat 137]

Çfarë është pasardhësia apostolike?

Pasardhësia apostolike është përçimi, nëpërmjet Sakramentit të Urdhrit, i misionit dhe i autoritetit të Apostujve, pasardhësve të tyre, Ipeshkvijve. Falë këtij përçimi, Kisha qëndron në bashkësi feje dhe jete me zanafillën e vet, ndërsa gjatë shekujve ia kushton krejt apostullimin e vet përhapjes së Mbretërisë së Krishtit mbi tokë. [KKKP 176]

Cila është vepra e Krishtit në liturgji?

Në liturgjinë e Kishës, Krishti shënon dhe realizon para së gjithash Misterin e Vet pashkor. Duke u dhuruar Shpirtin Shenjt Apostujve u dha atyre dhe pasardhësve të tyre pushtetin për të vënë në jetë veprën e shpëtimit nëpërmjet Flisë eukaristike dhe Sakramenteve, në të cilat Ai vetë vepron për t’u dhënë hirin e Vet besimtarëve të të gjitha kohëve dhe në mbarë botën. [KKKP 222]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Vazhdimësia e meshtarëve më mban [në Kishën Katolike], duke filluar që nga Katedra e Apostullit Pjetër, të cilit Zoti, pas ringjalljes së tij, i dha detyrën të ushqente delet e tij, deri te ipeshkvia e sotme. [Shën Agustini, Kundër Epistolarit të Manikausit të quajtur Themelor, Kap. 4 (ML 42, 175)]