Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:1.47 A duhet të kem frikë nga purgatori?
next
Tjetra:1.49 Kur do të vijë fundi i botës?

1.48 A do ta takoj kafshën time shtëpiake në parajsë?

Parajsë, ferr apo purgator?

Zoti e caktoi njeriun si kujdestar të kafshëve (Zn. 2:19-20)Zn. 2:19-20:Pasi Zoti Hyj i kishte formuar prej dheut të gjitha kafshët e gjalla të fushës dhe të gjithë shpendët e qiellit, i solli te njeriu, për të parë, se si do t’i quajë, sepse secila kafshë e gjallë do të mbante atë emër, me të cilin do ta quante njeriu. Njeriu ia ngjiti emrin përkatës secilës bagëti, secilit shpend të qiellit dhe secilës egërsirë të fushës; por për njeriun nuk gjendej një ndihmës që t’i përngjante atij”.. Shën Françesku është një shembull i përkryer sesi mund t’i duam kafshët, pa e tepruar. Ndonjëherë mund të kemi një lidhje të fortë me një kafshë. 

Ka goxha dallime midis njerëzve dhe kafshëve, siç është fakti që kafshët ndjekin instinktet e tyre, ndërsa njerëzit mendojnë në mënyrë racionale. Bibla i referohet kafshëve si specie, njerëzve si qenie unike. Zoti qëllimisht krijoi secilin prej nesh. Kafshët nuk kanë asnjë qëllim jashtë jetës së tyre tokësore. Në parajsë do të jemi plotësisht të lumtur sepse do ta adhurojmë Zotin përgjithmonë. Prandaj, nuk do të na mungojnë kafshët shtëpiake.

Ndryshe nga njerëzit, kafshët nuk kanë shpirt të pavdekshëm. Vdekja shënon fundin e jetës së tyre.
Urtësia e Kishës

Çfarë urdhëron Urdhërimi i Shtatë?

Urdhërimi i Shtatë urdhëron respektimin e të mirave të të tjerëve, nëpërmjet ushtrimit të drejtësisë dhe të bamirësisë, të vetëpërmbajtjes dhe të solidaritetit. Në veçanti, ai urdhëron mbajtjen e premtimeve të dhëna dhe të kontratave të nënshkruara; ndreqjen e padrejtësive të kryera dhe kthimin e sendeve të vjedhura; respektimin e integritetit të krijimit përmes përdorimit të kujdesshëm dhe të matur të rezervave minerare, bimore e shtazore që gjenden në tokë, duke pasur kujdes të veçantë ndaj llojeve të kërcënuara nga zhdukja. [KKKP 506]

How should we treat animals?

Animals are our fellow creatures, which we should care for and in which we should delight, just as God delights in their existence.

Animals, too, are sentient creatures of God. It is a sin to torture them, to allow them to suffer, or to kill them uselessly. Nevertheless, man may not place love of animals above love of man. [Youcat 437]

Si e formon shpirti dhe trupi njësinë e tyre te njeriu?

Personi njerëzor është një qenie njëherësh trupore dhe shpirtërore. Te njeriu shpirti dhe lënda formojnë një natyrë të vetme. Kjo njësi është aq e thellë saqë, falë parimit shpirtëror që është fryma*, trupi, që është lëndor, bëhet një trup njerëzor dhe i gjallë dhe merr pjesë në dinjitetin e shëmbëllesës së Hyjit. [KKKP 69]

What is the soul?

The soul is what makes every individual person a man: his spiritual life-principle and inmost being.The soul causes the material body to be a living human body. Through his soul, man is a creature who can say “I” and stand before God as an irreplaceable individual.

Men are bodily and spiritual creatures. A man’s spirit is more than a function of his body and cannot be explained in terms of man’s material composition. Reason tells us that there must be a spiritual principle that is united with the body but not identical to it. We call it the “soul”. Although the soul’s existence cannot be “proved” scientifically, man cannot be understood as a spiritual or intellectual being without accepting this spiritual principle that transcends matter. [Youcat 62]

From where does man get his soul?

The human soul is created directly by God and is not “produced” by the parents.

Man’s soul cannot be the product of an evolutionary development out of matter or the result of a generative union of the father and mother. With every man, amunique,  spiritual person comes into the world; the Church expresses this mystery by saying that God gives him a soul, which cannot die; even if the person loses his body in death, he will find it again in the resurrection. To say, “I have a soul”, means that God created me not only as a creature but as a person and has called me to a never-ending relationship with him. [Youcat 63]

Ja çfarë thonë Papët

Ndërsa për krijesat e tjera që nuk janë të thirrura në amshim, vdekja nënkupton vetëm fundin e ekzistencës në tokë, tek ne mëkati krijon një humnerë në të cilën rrezikojmë të përfshihemi përgjithmonë, përveç nëse Ati që është në Qiell nuk na e shtrin dorën. [Papa Benedikti XVI, Homelia 13 janar 2008]