All Questions
prev
Previous:2.1 Çfarë është kisha sot? Kush është pjesë e saj?
next
Next:2.3 Kush “ulet” në Selinë e Shën Pjetrit, në Selinë e Shenjtë?

2.2 Si drejtohet kisha?

Kisha sot

Kisha udhëhiqet nga Papa (i cili është gjithashtu Ipeshkv i Romës) së bashku me ipeshkvinjët e tjerë. Papa është pasardhësi i Shën Pjetrit, i cili u zgjodh nga Jezusi për të udhëhequr Kishën.

Ipeshkvinjët e tjerë janë pasardhësit e Apostujve të tjerë. Një ipeshkv drejton një dioqezë. Çdo dioqezë është e ndarë në famulli, të cilat drejtohen nga famullitari, meshtari i famullisë.

Kisha drejtohet nga Papa dhe ipeshkvinjtë, secili me dioqezën e tij, e cila ndahet në famulli dhe që drejtohet nga meshtarët famullitarë.
Urtësia e Kishës

Pse Krishti e ka themeluar hierarkinë kishtare?

Krishti e ka themeluar hierarkinë kishtare me misionin që ta ruajë popullin e Hyjit në emër të Tij, për këtë arsye i ka dhënë autoritet asaj. Ajo formohet nga mbarështuesit e shenjtë: Ipeshkvij, presbiterë, diakonë. Falë Sakramentit të Urdhrit, Ipeshkvijtë dhe presbiterët veprojnë, duke ushtruar shërbesën e tyre, në emrin dhe në personin e Krishtit krye; diakonët i shërbejnë popullit të Hyjit në diakoninë (shërbimin) e Fjalës, të liturgjisë dhe të bamirësisë. [KKKP 179]

Si vihet në jetë përmasa kolegjiale e shërbesës kishtare?

Sipas shembullit të dymbëdhjetë Apostujve, të zgjedhur dhe të dërguar së bashku nga Krishti, bashkimi i anëtarëve të hierarkisë kishtarë është në shërbim të bashkësisë së të gjithë besimtarëve. Çdo Ipeshkëv e ushtron shërbesën e vet, si anëtar i kolegjiumit ipeshkvnor, në bashkësi me Papën, duke u bërë pjesëmarrës me të në kujdesin për Kishën universale. Meshtarët e ushtrojnë shërbesën e vet në presbiterin e Kishës vendore, në bashkësi me Ipeshkvin e Vet dhe nën udhëheqjen e tij. [KKKP 180]

Pse shërbesa kishtare ka edhe një karakter personal?

Shërbesa kishtare ka edhe një karakter personal, meqë, në bazë të Sakramentit të Urdhrit, çdonjëri prej tyre është përgjegjës para Krishtit, i cili e ka thirrur personalisht atë, duke i dhënë misionin e tij. [KKKP 181]

Why is the Church not a democratic organization?

Democracy operates on the principle that all power comes from the people. In the Church, however, all power comes from Christ. That is why the Church has a hierarchical structure. At the same time, however, Christ gave her a collegia structure as well.

The hierarchical element in the Church consists in the fact that Christ himself is the one who acts in the Church when ordained ministers, by God’s grace, do or give something that they could not do or give by themselves, in other words, when they administer the sacraments in Christ’s place and teach with his authority. The collegial element in the Church consists in the fact that Christ entrusted the entire faith to a group of twelve apostles, whose successors govern the Church, with the pope, the Petrine ministry presiding. Given this collegial approach, councils are an indispensable part of the Church. Yet even in other administrative bodies of the Church, in synods and councils, the manifold gifts of the Spirit and the universality of the Church throughout the world can be fruitful. [Youcat 140]

Cila është detyra e kolegjiumit të Ipeshkvijve?

Kolegjiumi i Ipeshkvijve, në bashkësi me Papën dhe kurrsesi pa të, ushtron edhe ai mbi Kishën pushtetësinë e plotë dhe supreme. [KKKP 183]

Si e vënë në jetë Ipeshkvijtë misionin e tyre të mësimit?

Ipeshkvijtë, në bashkësi me Papën, kanë për detyrë t’ua kumtojnë Ungjillin të gjithëve me besnikëri dhe autoritet, si dëshmitarë autentikë të fesë apostolike, të veshur me autoritetin e Krishtit. Nëpërmjet kuptimit mbinatyror të fesë, Populli i Hyjit i bashkëngjitet fesë pa u shmangur, nën udhëheqjen e Magjisterit të gjallë të Kishës. [KKKP 184]

Kur vihet në jetë pagabueshmëria e Magjisterit?

Pagabueshmëria vihet në jetë kur Ipeshkvi i Romës, në bazë të autoritetit të vet si Bari suprem i Kishës, ose Kolegjiumi i Ipeshkvijve në bashkësi me Papën, kryesisht i mbledhur në një Koncil Ekumenik, shpallin me akt përfundimtar një doktrinë që ka të bëjë me fenë apo me moralin, si edhe kur Papa e Ipeshkvijtë, në Magjisterin e tyre të rregullt, bien në një mendje për propozimin e një doktrine si përfundimtare. Çdo besimtar duhet t’u bashkëngjitet këtyre mësimeve me respektin e fesë. [KKKP 185]

Si e ushtrojnë Ipeshkvijtë shërbesën e shenjtërimit?

Ipeshkvijtë e shenjtërojnë Kishën duke shpërndarë hirin e Krishtit me shërbesën e fjalës dhe të Sakramenteve, veçanërisht të Eukaristisë, si edhe me lutjen, shembullin dhe punën e tyre. [KKKP 186]

Si e ushtrojnë Ipeshkvijtë funksionin e udhëheqjes?

Çdo Ipeshkëv si pjesëtar i kolegjiumit ipeshkvnor, mbart kolegjialisht zellin për të gjitha Kishat vendore dhe për krejt Kishën, së bashku me Ipeshkvijtë e tjerë në bashkim me Papën. Ipeshkvi, të cilit i besohet një Kishë vendore, e udhëheq atë me autoritetin e Pushtetit të Vet të shenjtë, të rëndomtë dhe të drejtpërdrejtë, të ushtruar në emër të Krishtit, Bariut të mirë, në bashkësi me krejt Kishën dhe nën udhëheqjen e pasardhësit të Pjetrit. [KKKP 187]

Can bishops act and teach against the pope, or the pope against the bishops?

Bishops cannot act and teach against the pope, but only with him. In contrast, the pope can make decisions in clearly defined cases even without the approval of the bishops.

Of course the pope in all his decisions is bound by the Church’s faith. There is something like a general sense of the faith in the Church, a fundamental conviction in matters of faith that is brought about by the Holy Spirit and present throughout the Church, the Church’s “common sense”, so to speak, which recognizes “what has always and everywhere been believed by all” (Vincent of Lerins). [Youcat 142]

Ja çfarë thonë Etërit e Kishës

Le ta ndjekin të gjithë ipeshkvin ashtu si Jezu Krishti Atin, dhe meshtarët, siç do të bënit ju me Apostujt. Respektoni diakonët ashtu siç do të bënit me urdhrin e Hyjit [Shën Injaci i Antiokisë, Letër Smirnaenëve, Kapitulli 8 (MG 5, 713)]