Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:5.20 Cilëve shenjtërve mund t'ju lutem në një krizë? Kujt mund t’i lutem në rastesëmundjesh ngjitëse ose vdekjeje?
next
Tjetra:1.2 A ka ndodhur me të vërtetë historia e Adamit dhe Evës?

1.1 A nuk e përjashton teoria e Big Bang-ut fenë në Zotin?

Krijim apo rastësi?

Disa njerëz mendojnë që Kisha është kundër shkencës dhe se edhe të krishterët duhet ta mohojnë Big Bang-un. E vërteta është ndryshe!

Teoria e Big Bang-ut u sugjerua së pari nga një prift katolik, Georges Lemaître (†1966), për të cilën ai u nderua zyrtarisht nga Kisha. Ideja e Big Bang-ut është në harmoni me besimin se Zoti krijoi botën ‘ex nihilo’ (nga asgjëja).

Teoria e Big Bang-ut nuk e përjashton fenë në Zotin. Përkundrazi mund të trajtohet si mënyra e përdorur nga Zoti për të krijuar universin.
Urtësia e Kishës

Si e ka krijuar Hyji gjithësinë?

Hyji e ka krijuar gjithësinë lirisht me urti e dashuri. Bota nuk është prodhim i një domosdoshmërie, i një fati të verbër apo i rastit. Hyji e ka krijuar “nga asgjëja” (ex nihilo: 2 Mak 7,28) një botë të rregullt e të mire, që Ai e tejkalon në mënyrë të pafundme. Hyji e ruan në ekzistencë krijimin e Vet dhe e mban atë, duke i dhënë atij aftësinë të veprojë dhe duke e drejtuar atë kah plotësia e tij, nëpërmjet Birit të Vet dhe Shpirtit Shenjt. [KKKP 54].

Is the world a product of chance?

No. God, not chance, is the cause of the world. Neither in its origin nor with respect to its intrinsic order and purposefulness is it the product of factors working “aimlessly”. 

Christians believe that they can read God’s handwriting in his creation. To scientists who talk about the whole world as a random, meaningless, and aimless process, Pope John Paul II pointed out in reply in 1985, “Given a universe in which there is such a complex organization of its elements and such a wonderful purposefulness in its life, talking about chance would be equivalent to giving up the search for an explanation of the world as it appears to us. In fact it would be tantamount to accepting effects without cause. It would be an abdication of human reason, which in this way would be refusing to think and to search for a solution to problems". [Youcat 43]

Kjo është ajo çfarë Etërit e Kishës thonë

Është natyra e gjërave që ekzistojnë që ta  marrin origjinën e tyre nga ajo që tashmë ekziston. Dhe më dukej se mund të thuhej me të vërtetën e barabartë, se asgjë nuk ekziston përjetësisht me Hyjin përveç atij vetë, por çdo gjë që ekziston e ka zanafillën prej tij [Shën Metodi, Mbi  Vullnetin e Lirë, Kap. 2 (ML 18, 244)].