Të gjithë pyetjet
prev
Pararendëse:3.17 Pse shtegtimet dhe procesionet? Çka është një tërheqje?
next
Tjetra:3.19 Muslimanët dhe hebrenjtë nuk hanë mish derri. Po katolikët?

3.18 Ekzorcizmi për të dëbuar djallin është i vërtetë?

Traditat dhe devocionet

Në Bibël, ne lexojmë se si Jezusi dëbon shpirtrat e këqinj ose djajtë në disa raste të ndryshme (Lk. 4:33-35) Lk. 4:33-35: Në sinagogë ndodhej një njeri që në trup kishte shpirtin e djallit të ndytë. Ai bërtiti me zë të lartë: “Hej, ç’ke me ne, Jezus Nazareni? A erdhe të na farosësh? Unë e di kush je: Shenjti i Hyjit!” “Praj dhe dil prej tij!   i urdhëroi Jezusi. Djalli e rrëzoi para tyre e doli prej tij pa e lënduar fare.. Nxënësit e Tij janë gjithashtu të udhëzuar të dëbojnë djajtë (Mk. 6:7) Mk. 6:7: Atëherë i thirri të Dymbëdhjetët e nisi t’i dërgojë dy nga dy dhe u dha pushtet mbi shpirtrat e ndytë.. Misioni i Jezusit për të luftuar të keqen vazhdon për pasardhësit e Tij: ipeshkëvinjt dhe priftërinjtë.
Një ekzorcist është një prift i caktuar specifikisht nga ipeshkëvi për këtë detyrë. Ai e bën punën e tij kryesisht përmes lutjes dhe besimit të tij se dashuria e Jezusit mund të kapërcejë çdo të keqe.

Posedimi djallëzor është i rrallë, por i vërtetë. Nëse nuk ka shpjegime mjekësore apo psikologjike, një ekzorcist mund ta dëbojë djallin me lutje.
Urtësia e Kishës

Çfarë është ekzorcizmi ose dëbimi i djallit?

Ekzorcizmi është kur Kisha kërkon me autoritetin e vet, në emër të Jezusit, që një njeri ose një send të jetë i mbrojtur ndaj ndikimit të Djallit dhe t’i shpëtojë sundimit të tij. Zbatohet në mënyrë të rregullt në ritin e Pagëzimit. Ekzorcizmi kremtor, i quajtur ekzorcizmi i madh, mund të ushtrohet vetëm nga një meshtar i autorizuar nga Ipeshkvi. [KKKP 352]

Does the Church still practice exorcism?

At every Baptism a so-called simple exorcism is performed, a prayer in which the person being baptized is taken away from the devil and is strengthened against the “principalities and powers” that Jesus overcame. Major exorcism is a prayer offered by Jesus’ authority and in his strength through which a baptized Christian is delivered from the influence and power of the devil; the Church rarely uses this prayer, and only after the most rigorous examination.

The depiction of “exorcisms” in Hollywood films for the most part does not reflect the truth about Jesus and the Church. It was often reported about Jesus that he drove out demons. He had power over evil principalities and powers and could deliver men from them. To the apostles Jesus gave “authority over unclean spirits, to cast them out, and to heal every disease and every infirmity” (Mt 10:1). The Church does the same today whenever an authorized priest pronounces the prayer of exorcism over a person who requests it. First, however, the possibility must be excluded that the phenomenon is psychological in nature (a psychiatrist is competent in such matters). An exorcism wards off spiritual temptation and oppression and delivers from the power of the evil one. [Youcat 273]

Ja çfarë thonë Papët

Djalli dhe të bindurit e tij nuk flenë kurrë dhe, meqenëse veshët e tyre nuk mund ta  durojnë dëgjimin e fjalës së Hyjit , punojnë pa u lodhur për ta heshtur dhe shtrembëruar atë fjalë. Përballja me ta është më e lodhshme. Përfshin jo vetëm të bërit mirë, me gjithë përpjekjen që kjo kërkon, por edhe mbrojtjen e grigjës dhe vetes nga e keqja. I ligu është shumë më i zgjuar se ne, dhe  është në gjendje ta shkatërrojë në një çast atë që na u deshën vite durim për ta ndërtuar. Këtu duhet të lutemi për hirin që të mësojmë  se si të "kompensohet" (dhe është një zakon i rëndësishëm për t’u fituar): ta pengosh të keqen pa shkulur grurin e mirë, ose të supozosh të mbrosh si supermen atë që vetëm Zoti mund të mbrojë. [Papa Françesku, Homelia, 2 prill 2015]